ISIS vret 25 ushtarë të regjimit sirian, ekzekutuesit ishin fëmijë! (FOTO/VIDEO+18)

  • 04 July 2015 - 22:47
ISIS vret 25 ushtarë të regjimit sirian, ekzekutuesit ishin fëmijë! (FOTO/VIDEO+18)

Xhihadistët e ISIS-it kanë lëshuar një video të re të ekzekutimit të 25 ushtarëve të regjimit sirian në qytetin antik Palmyra, në shkretëtirën siriane.

Ekzekutuesit ishin fëmijë për të cilët pretendohen se janë të moshës 13, 14 vjeçare të cilët kanë ekzeketuar me therje brutale një grup prej më shumë se 25 ushtarëve të regjimit, transmeton TetovaSot.

Videoja tregon ushtarët e regjimit të rreshtuar në gjunjë brenda amfiteatrit antik, i cili më para ka qenë i përdorur për festivale vjetore në qytet.

Militantët e ISIS-it kanë rrëmbyer më shumë se 500 fëmijë në javët e fundit, dhe shefat e policisë irakiane kanë frikë se fëmijët do të mund të përdoren dhe të bashkohen me luftëtarët e ISIS-it.

8

54