Korrupsion dhe krim përmes licencave shtetërore

  • 04 July 2015 - 08:02
Korrupsion dhe krim përmes licencave shtetërore

Deputetët alarmojnë për abuzimin me ligjet

Rrjetet oligarkike dhe mafioze kanë shtrirë pushtetin e tyre edhe në zyrat e Përmbaruesve privatë dhe ato të Noterisë

Deputetë të Kuvendit të Kosovës, ndërsa komentojnë shtypjen e drejtësisë nga pushteti politik - oligarkik, sugjerojnë rishikim të mënyrës së dhënies së licencave për noterët dhe për përmbaruesit, por edhe rishikim të ligjeve mbi bazën e të cilave pretendohet se funksionojnë këto dy segmente të drejtësisë

Pushteti politik-oligarkik, nëpërmjet veprimeve të individëve me rekorde kriminale, po e mban peng sistemin e drejtësisë, polici, gjykata, prokurori, noterë dhe përmbarues e mbi të gjitha i detyrojnë këta sektorë të tolerojnë krimin e organizuar në tërësi, kontrabandën, korrupsionin dhe mjaft vepra të tjera penale. Gjyqësori, Prokuroria dhe Policia bartin barrën më të madhe të dështimit në drejtësi, por edhe sektorët e tjerë të krijuar më vonë me pretendimin për të lehtësuar ndarjen e drejtësisë, siç janë noteria dhe përmbarimi po ndjekin rrugën e tyre, duke plaçkitur qytetarët dhe duke qenë larg ndarjes së drejtësisë. Deputetë të Kuvendit të Kosovës, ndërsa komentojnë shtypjen e drejtë- sisë nga pushteti politik -oligarkik, sugjerojnë rishikim të mënyrës së dhënies së licencave për noterët dhe për përmbaruesit, por edhe rishikim të ligjeve mbi bazën e të cilave pretendohet se funksionojnë këto dy segmente të drejtësisë... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)