Putin uron Obamën për Ditën e Pavarësisë, ja çfarë thuhet në urim

  • 05 July 2015 - 09:40
Putin uron Obamën për Ditën e Pavarësisë, ja çfarë thuhet në urim

Presidenti rus, Vladimir Putin uroi Presidentin e SHBA-së, Barack Obama në Ditën e Pavarësisë dhe shprehu besimin se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara mun të gjejnë zgjidhje për çështjet ndërkombëtare.

Në mesazhin e tij, Putin vuri në dukje se ndërsa ekzistojnë dallime mes Rusisë dhe SHBA-së, “marrëdhëniet ruso-amerikane mbete faktori më i rëndësishëm i stabilitetit dhe sigurisë ndërkombëtare”.

Putin gjithashtu u shpreh se dy vendet mund t’i rezistojnë kërcënimeve globale dhe të gjitha sfidave nëse në bazën e dialogut të tyre futen paramet e barazisë dhe të respektimit të interesave të njëri-tjetrit.

Kjo shënon korrespondencën e dytë mes dy liderëve në pak javë. Më 25 qershor, Putin thirri presidentin amerikan për të diskutuar situatën në Ukrahinë si dhe çështje të tjera globale, njofton Shtëpia e Bardhë.

Në një bisedë telefonike, Obama theksoi nevojën që Rusia të përmbushë angazhimet e saj për marrëveshjen e Minskut, që përfshin heqjen e ushtrisë ruse dhe mercenarëve nga territori Ukrahinës.

Raportet sugjerojnë se Rusia e ka shkelur marrëveshjen.