Digjet një objekt në Fushë Kosovë, dëmi rreth 23 mijë euro

  • 05 July 2015 - 14:44
Digjet një objekt në Fushë Kosovë, dëmi rreth 23 mijë euro

Policia e Kosovës njofton se për shkaqe të panjohura është përfshirë nga zjarri një objekt pronë e viktimës nga Fushë Kosova. Njësiti i zjarrfikësve  ka  lokalizuar zjarrin.  Si pasoj e zjarrit janë djegur mallra ushqimore, pajisje elektrike. Vlera e dëmit të shkaktuar sipas viktimës dyshohet se është rreth 23.000 euro. Nuk raportohet për të lënduar. (Kosova Sot)