Policia do hapë dosjen, si u ekzekutua biznesmeni në Durrës. Vrau ortakun e tij

  • 16 January 2017 - 21:36
Policia do hapë dosjen, si u ekzekutua biznesmeni në Durrës. Vrau ortakun e tij

Ekzekutimi i tre biznesmenëve të ndërtimit në Durrës: Plaurent Cani, Xhemal Çela dhe Kujtim Dyrmishi, janë disa ndër vrasjet e mbetura pa autorë, dosje të cilat pritet të hapen sërish për hetim, bazuar nga indiciet e mundshme për identifikimin e autorëve.

Kjo pasi Kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka urdhëruar Policinë e Durrësit t’i rikthehet disa dosjeve të mbetura pa autorë, ku mes viktimave janë biznesmenë e madje edhe gra. (lexo ketu) Mes tyre dosja e Kujtim Dyrmishit fsheh rreth vetes mister të madh edhe për faktin se mund të hedhë dritë mbi ekzekutimin edhe të biznesmenit Xhemal Çela, me të cilin ishte ortak. 

Kujtim Dyrmishi u ekzekutua nga tre persona të maskuar, të cilët e qëlluan nga makina e tyre në momentin kur viktima do të zbriste nga mjeti i tij. Ngjarja e rëndë më 14 Qershor të vitit 2014, në segmentin Ura e Dajlanit-Plepa, te sektori “Iliria”, vetëm disa metra larg vendit ku 4 muaj më parë u vra në atentat me tritol në makinë ortaku i tij në biznes, Xhemal Çela.  Policia hetoi në disa pista për krimin që tronditi Durrësin. Sipas burimeve, nuk përjashtohet hakmarrja apo larja e hesapeve mes viktimës e personave që kanë qenë të interesuar për eliminimin fizik të tij. 

(Kosova Sot)