Procesi ndaj Haradinajt mund ta destabilizojë vendin, paralajmëron sekretari i AAK'së

  • 16 January 2017 - 21:46
Procesi ndaj Haradinajt mund ta destabilizojë vendin, paralajmëron sekretari i AAK'së

Zvarritja e procesit ndaj Ramush Haradinajt po e rritë pakënaqësinë e popullit, ka vlerësuar sekretari organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ali Berisha.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Berisha ka thënë se çdo ditë e humbur pune e Haradinajt është humbje për Kosovën dhe mundësi për destabilizim të vendit.

"Çdo ditë e humbur pune e z. Haradinaj, është humbje për Kosovën dhe mundësi për destabilizim të vendit", ka shkruar Berisha.

Ky është shkrimi i plotë i Berishës në rrjetin social:

Të shqetësuar me zvarritjen e procesit ndaj z.Haradinaj
Zvarritjet që po ndodhin me z.Ramush Haradinaj në Francë, po e rrisin pakënaqësinë e popullatës në çdo anë.
Çdo ditë e humbur pune e z. Haradinaj, është humbje për Kosovën dhe mundësi për destabilizim të vendit.
Kërkojmë që sa më parë procedurat nga shteti francez për liderin tonë Haradinaj, të marrin fund dhe ai ti kthehet Kosovës.(sic.).

(Kosova Sot)