Kapet shqiptari me kokainë në Angli: Zoti polic, më vjen keq jam portugez

  • 16 January 2017 - 22:03
Kapet shqiptari me kokainë në Angli: Zoti polic, më vjen keq jam portugez

Një i ri shqiptar është dënuar me 10 muaj burg nga ana e gjykatës në Britaninë e Madhe i akuzuar për falsifikim të dokumenteve dhe posedim kokaine.

Sipas asaj që raportojnë mediat angleze shqiptari Indrit Muslika, 22 vjeç, krahas dënimit prej 10 muajsh burg, do të depërtohet për në Shqipëri pas përfundimit të dënimit dhe do të ndalohet të hyjë në Angli për 3 vjet

Në seancën e mbajtur, shqiptari tha para trupit gjykues se në Shqipëri punonte si shofer autobusi dhe emigroi për në Britani i fshehur në një kamion për një jetesë më të mirë.

u arrestua më 15 shtator 2016 në Montgomery kur u ndalua nga policia për një kontroll rutinë.

Ai ishte në drejtimin e automjetit të tij, dhe në momentin e ndalimit i dha oficerit një patentë false portugeze, duke pretenduar se ishte shtetas nga Portugalia.

Polici nuk e besoi dhe i kërkoi që të fliste portugalisht. Kjo bër që ndaj shqiptarit të lindin dyshimet dhe gjatë kontrollit në makinë atij iu gjet edhe një dozë e vogël kokaine, rreth 1.5 gram.

(Kosova Sot)