Ekonomia e SHBA'së do të rritet gjatë administratës Trump, parashikon FMN

  • 16 January 2017 - 23:17
Ekonomia e SHBA'së do të rritet gjatë administratës Trump, parashikon FMN

FMN e la të pandryshuar ditën e sotme parashikimin e saj për rritjen ekonomike globale, por u shpreh me tone optimiste për SHBA-në për një “rimëkëmbje financiare” më të madhe në administratën e ardhshme Trump.

”Pasi u regjistrua në nivelin 3,1 për qind në 2016, Produkti i Brendshëm Bruto botëror pritet të rritet në +3,4 për qind këtë vit dhe +3,6 për qind në 2018”, njoftoi në raportin e saj të fundit Fondi Monetar Ndërkombëtar, që vijon të paralajmërojë kundër përpjekjes “proteksioniste” në SHBA apo në Evropë.

FMN-ja lëshoi gjithsesi një mesazh të qartë inkurajues ndaj administratës së ardhshme amerikane, ku na ndajnë vetëm pesë ditë nga emërimi zyrtar i Donald Trump.

Ekonomia e parë botërore konstaton në një farë mënyrë parashikimet e saj me rritje në 0,1 pikë këtë vit duke u poziciunuar në 2,3 për qind, si dhe me 0,4 pikë në 2018 në 2,5 për qind, në raport me parashikimet e mëparshme të publikuara tre muaj më parë.

(Kosova Sot)