Hamami i Haxhi Beut i jep hijeshi qytetit

  • 05 July 2015 - 18:01
Hamami i Haxhi Beut i jep hijeshi qytetit

Kryevepra arkitektonike e Pejës. Objekti është dëshmi se Peja ka traditë në fushën e ndërtimeve.

Fejaz Dranqolli thotë se me rënien e Pejës (1462) nën sundimin e osmanlinjve, disa anëtarë të Dinastisë së Dukagjinasve përqafuan besimin islam, kurse prej atëherë filloi edhe ndërtimi i objekteve që përfaqësojnë këtë kulturë të ardhur rishtas në Ballkan. Hamami i Haxhi Beut është njëri nga monumentet e rralla të trashëgimisë kulturore të qytetit të Pejës. Ky objekt tani i rinovuar, që daton nga shekulli i XV, ishte objekt me karakter shoqëroro- publik, i ndërtuar në periudhën kur qyteti ishte në sundimin e osmanlinjve, përkatësisht kur Peja ishte në kuadër të Sanxhakut të Dukagjinit (1462-1485), pra në gjysmën e dytë të shekullit XV. “Ndërtimin e këtij objekti e financoi Haxhi Beu nga Peja”, vlerëson historiani Fejaz Dranqolli, i cili vjen nga po ky qytet. Në kohën e Sanxhakut të Dukagjinasve, pos Bajrakli-Qarshi Xhamisë, medresesë e objekteve të tjera, u ndërtua edhe Hamami i Haxhi Beut.... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)