Drejtori i Policisë: Siguroj shtetasit e huaj që do të jenë të sigurtë në vendin tonë

  • 05 July 2015 - 18:17
Drejtori i Policisë: Siguroj shtetasit e huaj që do të jenë të sigurtë në vendin tonë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, pas arrestimit të autorit të dyshuar të vrasjes së turistëve çekë, falenderoi banorët e Grudës së Re për ndihmën që i dhanë policisë në arrestimin e Sokol Mjacajt.

“Falenderoj të gjithë banorët e Grudës së Re që na ndihmuan në izolimin e tij në kohë rekord. Falenderoj dhe të gjithë efektivët e policisë, të cilët kanë 48 orë pa pushuar”, tha Çako.

“Është një ngjarje e rëndë, por dua të siguroj të gjithë shtetasit e huaj që vijnë për turizëm se do të jenë të sigurtë në vendin tonë. Do të marrim masa për të siguruar jetën e turistëve në të gjithë Shqipërinë”, tha drejtori i Policisë së Shtetit.