Poçari i fundit

  • 05 July 2015 - 08:15
Poçari i fundit

Zejet që po shuhen

A do të shkojmë në Stamboll për nja vazo balte?

Në Gjakovë vepron Luan Qukani, siç thotë ai, ndër poçarët e fundit në Kosovë, kështu që, mbase do të detyrohemi, siç thotë poeti ynë i madh, Dritëro Agolli, që për një vazo balte të shkojmë madje në Stamboll?!

“Vajta në Stamboll të bëj pazar, / për kujtim të blej një vazo balte; / Paqe dhe selam, usta poçar, / Vazon më të mirë po e pate / Paqe dhe selam, usta poçar!...”. Të rrallë janë ata që nuk i kanë lexuar e dëgjuar këto vargje nga poezia emblematike “Poçari” të poetit tonë të madh kombëtar, Dritëro Agolli. Duke lexuar këto vargje, në vesh thuajse më kumbon zëri i fuqishëm i aktorit tonë të madh, Mirush Kabashi, duke i deklamuar ato në mënyrë madhështore. Bile, këto vargje kemi pasur rast t’i dëgjojmë edhe të shndërruara në këngë në interpretim të mrekullueshëm të këngëtarëve tanë të njohur, Ilir Shaqiri, Selami Kolonja, apo edhe të ndonjë këngëtari tjetër. Dikush mbase mund të pyetet – po çka kanë të bëjnë këto vargje me shkrimin që posa e nisëm?... (Më gjërësisht mund ta lexoni  në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)