Autostrada ‘Ibrahim Rugova’ nuk mirëmbahet

  • 05 July 2015 - 20:18
Autostrada ‘Ibrahim Rugova’ nuk mirëmbahet

Autostrada ‘Ibrahim Rugova’ vene-vende është dëmtuar por nuk ka pasur asnjë intervenim.

U shpenzuan rreth një miliardë euro por pas përfundimit të saj pas çdo reshje të shiut sidomos në pjesën e fshatit Besi dhe tutje nga Mazgiti ndodhin shembje të dheut dhe të kanaleve të rregulluara për depërtim të ujit. Kjo situatë është për muaj të tërë dhe nuk ka ndërhyrje.

Zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës i hedhin fajin kompanisë Bectel Enka sepse veç pastrimit nuk e bëri sanimin, por thonë se tashmë kanë caktuar ekspertë nga kjo kompani për të bërë analizat e nevojshme.