Tsipras: Demokracia nuk mund të shantazhohet

  • 05 July 2015 - 23:37
Tsipras: Demokracia nuk mund të shantazhohet

Greqia ka treguar se demokracia nuk mund të shantazhohet ka thënë kryeministri grek Alexis Tsipras në një fjalim drejtuar kombit, transmeton "The Guardian".

“Sot Greqia ka treguar se demokracia nuk mund të shantazhohet. Grekët bënë zgjedhjen e duhur që do të ndryshojë debatin në Evropë”, ka thënë ai.

Tsipras thotë se është e qartë se votuesit nuk kanë dhënë mandat kundër Evropës, por një mandat për një zgjidhje të qëndrueshme .

Ai ka paralajmëruar se nuk ka zgjidhje të lehta, por që e drejta mund të gjendet.