Diplomacia nën kthetrat e SHIK-ut e PDK-së

  • 06 July 2015 - 07:28
Diplomacia nën kthetrat e SHIK-ut e PDK-së

Ministria e Jashtme në krye me Hashim Thaçin, në degradim të plotë 

Burjani: Në shërbimin diplomatik edhe njerëz me vepra penale

Sipas analistëve, përfaqësuesit diplomatikë të Kosovës jo vetëm që dështuan t'ia përmirësojnë imazhin vendit në arenën ndërkombëtare, mirëpo disa diplomatë me veprimet e tyre e rrënuan edhe më shumë një imazh të tillë, pasi vijnë nga strukturat e parapolitikës, që kanë kapur shtetin dhe jo nga bota akademike edhe profesionistët meritorë për këtë fushë

Politizimi i skajshëm, me theks radikal, dhe pa asnjë nuancë profesionale, i politikës së jashtme të Kosovës që nga themelimi në prag të shpalljes së pavarësisë e tutje, kapja e këtij sektori të funksionimit të shtetit nga para politika e SHIK-ut dhe klientelat e ngushta të oligarkëve të PDK-së, ka bërë që në rrafshin diplomatik, Republika e Kosovës si shtet i ri, të jetë plotësisht një vend i dështuar. Politika e jashtme e Kosovës, në të gjitha mandatet e pas pavarësisë, një përjashtim bënë vetëm dy vitet e para pas pavarë- sisë në koalicionin PDK-LDK që mbeti në gjysmë të rrugës, është drejtuar nga PDK-ja. Ky dikaster me peshë për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës vazhdon të ruhet akoma si e drejtë e rezervuar për këtë subjekt politik PDK-në, por tani, në vend të ish servilëve të kreut të PDK-së Thaçi, i cili i kontrollonte nga distanca, në krye të ministrisë është vendosur vetë lideri i partisë. Nga analistët politikë dhe përfaqësues politikë, politika e jashtme e shtetit të Kosovës vazhdon të vlerësohet me notën më negative, si dikaster me peshë që është kapur keq nga PDK-ja dhe strukturat e SHIK-ut, derisa me ardhjen e Hashim Thaçit në pozitën e krye diplomatit të vendit, degradimi po arrin kulmin nëpërmes shpërblimit të njerëzve që i janë servilosur dhe i kanë kryer punë personale, njerëz që nuk i bëjnë nder Kosovës të janë ambasador. Këtë më së miri e dëshmoi edhe raundi i fundit i hartimit të listës së ambasadoreve të rinj, pa asnjë emër që do të përfaqë- sonte diplomatët e karrierës, duke shkelë ligjin me të dyja këmbët. "Degradimi institucional dhe shteti partiak janë komponenta e theksuar e qeverisjes së shtetit,shpërblimi asnjëherë nuk ka munguar te kjo kategori, e cila ka hyrë në marrëveshjet politike me parti të caktuar, pozita e ambasadorit është e degraduar në tërësi, tash me funksionon një listë për pozitën e ambasadorëve në shërbime konsullare e përbërë prej militantëve të partisë në pushtet, pa asnjë konkurs, pa as një kriter dërgojnë njerëz në këtë shërbim diplomatik dhe pa asnjë transparencë,", tha për "Kosova Sot" analisti Blerim Burjani... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)