Të inkriminuarit, jashtë listave e institucioneve

  • 06 July 2015 - 07:33
Të inkriminuarit, jashtë listave e institucioneve

Kërkohet ligj për të ndalur njerëzit me të kaluar kriminale të futen në pushtet

KQZ-ja e pafuqishme për zbrazëtitë ligjore

Mungesa e konsensusit politik i mban në lista zgjedhore edhe të dyshuarit dhe të përndjekurit për përfshirje në vepra kriminale 

Sado që lidershipi i Kosovës e ka gojën plot angazhim për sundimin e rendit dhe ligjit, për ndërtimin e një shteti me perspektivë evropiane dhe me duar "gjithmonë" të pastra, kur vjen momenti i ndërtimit të listave zgjedhore, dhe përcaktimit të së drejtës për t'u kandiduar në zgjedhje, subjektet politike në Kosovë nuk po arrijnë të bashkohen në një qëndrim që me ligj të mbyllin listat për individët që ndiqen nga drejtësia. Përfaqësues të dy subjekteve politike në koalicionin qeverisës, PDK dhe LDK, nuk kanë qëndrime të përbashkëta sa i takon inicimit të nxjerrjes së një ligji të tillë, njëri pro dhe tjetri kundër, derisa për një nismë të tillë është subjekti kryesor politik opozitar, lëvizja 'Vetëvendosje'. Deputeti i PDKzë, Nezir Qoqaj, anëtar i Komisionit të ligjeve, tha se është në favor të ligjit në fuqi dhe jo për ashpërsimin e masave dhe me ndalesë në procedurën hetimore ose të ngritjes së aktakuzës."Mendoj që zgjidhja më e pranueshme dhe më reale është që vetëm pasi një person të jetë ndjekur dhe të ketë marrë vendimin e formës së prerë nga Gjykata përkatëse, atëherë mbi bazë të respektimit të ligjit ai person edhe vetë vullnetarisht nuk do të kandidohej për zgjedhje, por kandidimin e tij nuk do ta bënte as partia politike. Ndryshe, mund të keqpërdoret një ligj tjetër dhe në kohë të fushatës mund t'i ngritet dikujt aktakuza vetëm e vetëm që t'i pamundësohet pjesëmarrja në zgjedhje", tha deputeti i PDK-së Nezir Qoqaj, anëtar i Komisionit të ligjeve... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)