Pa flamur të Kosovës te vendkalimi kufitar me Serbinë

  • 06 July 2015 - 10:21
Pa flamur të Kosovës te vendkalimi kufitar me Serbinë

Edhe pse në Bruksel është arritur marrëveshja për hapjen e dy vendkalimeve të reja për qarkullimin e mallrave ndërmjet Kosovës, ata ende nuk punojnë.

Në kalimin e Mutivodës te Medvegja, që tri javë është lejuar kalimi i kamionëve, por vetëm të zbrazët, pa mallra.

Në këtë vendkalim, te Mutivoda, nuk ka as flamur të Serbisë dhe as flamur të Kosovës, ndërsa policët e Kosovës dhe ata të Serbisë punojnë nën një kulm.

Nëpër këtë vendkalim mund të kalojnë vetëm automobilat e udhëtarëve, makinat bujqësore dhe kamionët e zbrazët, transmeton koha.net shkrimin e B92.

Në fund të majit në Bruksel është arritur marrëveshja për hapjen e Mutivodës për kalim mallrash e më 15 qershorit kishin filluar punë edhe doganierët. Por tregti ende nuk ka.

Në Bruksel në fund të majit ishte arritur marrëveshja që krahas Mutivodës të hapet edhe një vendkalim ndërmjet Zubin Potoku e Novi – Pazarit i cili më parë kishte si vend për trafikimin e mallrave.