Çerdhet në Prishtinë në pushim nga data 27 korrik deri më 7 gusht

  • 06 July 2015 - 10:31
Çerdhet në Prishtinë në pushim nga data 27 korrik deri më 7 gusht

Drejtoria Komunale e Arsimit ka marrë vendim që institucionet parafillore ta shfrytëzojnë pushimin nga data 27 korrik – 07 gusht 2015, respektivisht vetëm në këtë periudhë kohore çerdhet do të jenë të mbyllura.

"Gjatë periudhës së pushimeve do të përgatiten institucionet edukative – arsimore për fillimin e vitit të ri shkollor ndërsa do të bëhet dezinfektimi dhe dezinsektimi i objekteve shkollore. Po ashtu, do të bëhen edhe intervenimet e nevojshme në infrastrukturën shkollore. Koordinimi i orarit të edukatoreve është kompetencë e brendshme e çdo institucioni parashkollor të Komunës së Prishtinës, në përputhje me vendimin e Drejtorisë Komunale të Arsimit", thuhet në komunikatën e Komunës së Prishtinës.

(Kosova Sot)