Tentoi të hidhte fishekzjarr, por gjen vdekjen

  • 06 July 2015 - 10:53
Tentoi të hidhte fishekzjarr, por gjen vdekjen

Një person humbi jetën në vend pasi tentoi që të hidhte një fishekzjarr nga maja e kokës së tij.

Devon Staples, 22 vjeç, kishte pirë me miqtë për 4 Korrik.

Pasi ishte bërë tapë, ai mori vendimin e çuditshëm.

Një zëdhënës tha se ai vendosi në majë të kokës një fishekzjarr të fuqishëm, i cili e vrau në çast.

Vëllai i tij e pa aksidentin nga afër, transmeton mapo.

“Ishte e çuditshme. Por Devon nuk ishte tipi që bënte të tilla gjëra. Ai zakonisht hiqej sikur bënte gjëra të çuditshme që njerëzit të qeshnin”, tha ai.

Image