BIK-u i shqetësuar, ja arsyeja

  • 06 July 2015 - 13:30
BIK-u i shqetësuar, ja arsyeja

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), thotë se me shqetësim ka marrë lajmim për djegien e një prone të një banori në fshatin Llapushik të Drenasit, për çka ndien keqardhje për këtë aksident. Kryesia e BIK është e shqetësuar me tendencën e disa  medieve për t'i dhënë karakter fetar.
"Kryesia e BIK-ut kërkon nga organet kompetentet që më parë të ndriçojnë rrethanat e djegies së pronës në Llapushnik, ndërsa në të njëjtën kohë apelon te të gjithë që mos të prejudikojnë motivet e aksidentit pa pasuar version zyrtarë nga organet kompetente. Populli ynë dhe Bashkësisë tona fetare historikisht kanë qenë të përkushtuar në kultivimin e tolerancës e mirëkuptimit ndërfetar e ndërnjerëzor e mbi të gjitha mirëkuptim ndërvëllazërorë. Mbesim të përkushtuar që këto vlera të popullit tonë për asnjë motiv të mos cenohen", thuhet në kumtesën e BIK-ut.

(Kosova Sot)