Kërkesa e Lumezit për prokurorët

  • 06 July 2015 - 13:49
Kërkesa e Lumezit për prokurorët

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim pune  zëvendësministrin e Administratës Publike në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Mustafë Myrtaj.

Në këtë takim u diskutua për integrimin e komunitetit egjiptian, ashkali e rom, në sistemin e drejtësisë, në Republikën e Kosovës.

Kryeprokurori Lumezi duke i ofruar bashkëpunim nga ana e tij zëvendësministrit Myrtaj, premtoi se Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit do ta mbështes integrimin e komunitetit egjiptian, ashkali e rom  në radhët e prokurorëve dhe stafit mbështetës në sistemin prokurorial të Kosovës.

Kryeprokurori Lumezi njoftoi zëvendësministrin Myrtaj se Këshilli Prokurorial nga kandidatët njëlloj të kualifikuar për të shërbyer si prokurorë u jep përparësi anëtarëve nga komunitetet që nuk janë shumicë në vendin tonë, ashtu siç është paraparë edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Ndër të tjera gjatë këtij takimi u diskutua edhe për uzurpimin e pronave të këtij komuniteti në vendin tonë.

Lidhur me këtë, kryeprokurori Lumezi tha se do të kërkoj nga prokurorët, që këtyre rasteve t'i japin prioritet, duke i ndjekur ata që në mënyrë të kundërligjshme kanë uzurpuar ato prona.

(Kosova Sot)