Isa Mustafa premton zbardhjen e vrasjeve politike

  • 06 July 2015 - 14:25
Isa Mustafa premton zbardhjen e vrasjeve politike

Ikja e parakohshme e Tahir Zemajt asht fundi ma absurd që mund të kishte nji hero si Tahir Zemaj. Ky akt gjyqtar pati indinjue tanë Kosovën dhe Amerikën. Serbia kreu krime çnjerëzore ndaj shqiptarëve të Kosovës që u dënuen nga bota demokratike. Na e kemi për borxh me i zbardhë të gjitha viktimat e mbas luftës, sepse këtë ja kemi borxh viktimave dhe Kosovës.

Kështu tha sot kryeministri Isa Mustafa në ceremoninë përkujtimore me rastin e 17 vjetorit të Betejës së Logjës.

Beteja e Logjës shquhet për bashkëpunim ushtarak dhe kjo betejë sot asht nji synim për fitore me ushtarët e tyne që njihnin dhe respektonin institucionet legjitime të Kosovës, – tha ma tej Mustafa.

Në këtë betejë u vranë Rrustem Buriqi, Lumni Surdulli dhe Enver Alaj, ndërsa Tahir Zemaj, pjesmarrës u vra mbas luftës, raporton Rrokum TV.

Po ashtu, gjatë ceremonisë së sotme, Mustafa ka folë edhe për domosdoshmërinë e themelimit të Gjykatës Speciale nga Kosova.