MSH-ja nuk i përfill rekomandimet e auditorit

  • 06 July 2015 - 18:25
MSH-ja nuk i përfill rekomandimet e auditorit

Furnizimi me barna bëhet pa kontroll 

Në raportin e Auditorit të përgjithshëm thuhet se Ministria e Shëndetësisë nuk ka marrë parasysh rekomandimet që dalin nga ky institucion, edhe pse kishte përgatitur një plan të veprimit për implementimin e rekomandimeve

Auditori i përgjithshëm, edhe gjatë këtij viti ka dhënë një varg  vërejtjesh ndaj institucioneve shëndetësore. E, ndër to janë edhe ato  për mosmarrje parasysh të rekomandimeve që dalin nga ky institucion. Ani pse thuhet në raportin e fundit se MSH-ja  kishte përgatitur një plan të veprimit për implementimin e rekomandimeve. Por, sipas raportit,  është e nevojshme që të ndërmerren veprime shtesë për të siguruar implementimin e plotë të rekomandimeve të AP-së. “Plani i veprimit nuk ishte zbatuar plotësisht, prandaj disa nga rekomandimet përsëriten edhe këtë vit”, thuhet në raport.

Ndërkohë, përveç gjetjeve të tjera, edhe gjatë këtij monitorimi është vërejtur se bëhet fjalë për një menaxhim joadekuat të barnave nga lista esenciale. (Më gjërësisht mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)