Blerta Juniku, e reja që shuhet çdo ditë ngadalë

  • 30 November -1 - 00:00
Blerta Juniku, e reja që shuhet çdo ditë ngadalë

25-vjeçarja mbetet “e lidhur” për shtrati
 

Nt/ Blerta Juniku e lindur në vitin 1990, tani e sa vite vuan nga një sëmundje e rëndë, e njohur si "skleroza multiple dhe psikozë kronike". Kjo sëmundje këtë vashë të re e ka lidhur për shtrati. Kjo është e vështirë për familjen, e cila jeton në varfëri dhe mezi siguron barnat për vajzën e tyre
   
Në lagjen"Kurrilla" në Prizren, rruga "Kasem Beg" nr 52 tani vajza e re Blerta Juniku lufton çdo sekondë me sëmundjen. Në një shtëpi të vjetër dhe me kushte të rënda, ajo jeton bashkë me të ëmën Hamidije Juniku, e shtyrë në moshë. Kjo nënë e cila ka kaluar të shtatëdhjetat vuan për vajzën e saj të sëmurë dhe kjo i lexohet në rrudhat e ballit. Edhe vajza tjetër Shpresa e përjeton sëmundjen e të motrës Blertës. Derisa shoqet e saj jetojnë jetën, Blerta duhet të qëndrojë e mbyllur në shtëpi, shkaku i sëmundjes. Ajo ka nevojë për injeksionet "Interferon" çdo të dytën ditë. Kjo terapi që po zgjat me vite po e rëndon edhe më tej gjendjen ekonomike të familjes, derisa nuk kanë të holla edhe për ilaçet e tjera. “Këto barëra janë aq të shtrenjta deri në 1000 euro në javë, për shkak të kushteve që nuk kemi asnjëherë s'kemi arritur t’ia japim”, thotë motra Shpresa.
Nëna Hamidije e pikëlluar nga fakti që vajza i saj nuk jeton e gëzon si bashkëmoshatarët e tjerë, asaj i duhet të përballet edhe me vështirësitë ekonomike. “Vetëm një djalë punon në shtëpinë tonë me pagën prej 250 euro në muaj. Ku nuk kam kërkuar, më besoni, por s'njoh askënd. Ne jemi njerëz të thjeshtë, që nuk na njeh askush, dhe askujt s'i intereson të na bëjë ndere. Im shoq Hasani ka vdekur. Jemi më këto kushte të rënda e të vështira. Nuk kemi marrë më asnjë ndihmë institucionale pos atyre bamirëse që na kanë ndihmuar duke ditur gjendjen Blertës, jemi me hallin e madh në udhëkryqin e dhembjes dhe vetëm humaniteti i qytetarëve do të shpëton Blertën dhe me këtë edhe shpirtin e familjes sonë”, thotë kjo nënën e rrënuar nga vitet dhe vuajtjet.(Më gjërësisht mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)

 

Image
Image