Revoltohen nga hedhja e mbeturinave skaj shtëpive të tyre

  • 06 July 2015 - 22:30
Revoltohen nga hedhja e mbeturinave skaj shtëpive të tyre

Legjenda për shpërthimin e ujit nga luftimi i dy tarakëve të zi

Persona të papërgjegjshëm nuk po i kursejnë edhe pjesët më të bukura të natyrës, siç janë këto në fshatin Pidiq të komunës së Gjilanit, me lumenj dhe rrjedha ujore që konsiderohen edhe shëruese të disa sëmundjeve të lëkurës. Banorët e zonës tregojnë edhe legjenda për këtë ujë, që siç thuhet ka shpërthyer pas një dyluftimi mes dy tarakëve të zi

Banorët e fshatit Pidiq, komuna e Gjilanit, janë të revoltuar që dikush nga qyteti ka shkarkuar mbeturina në afërsi të shtëpive të tyre. Nëse ky fshat i Grykës së Karadakut, ka diçka të veçantë dhe me vlerë, ajo është natyra me lumenjtë. Xhevat Hasani, banor i lagjes, thotë se në një rrugë malore, mbi shtëpinë e tij, ka hasur në një grumbull mbeturinash metalike, plastike dhe të tjera, të cilat dikush i ka hedhur natën, duke i sjellë me veturë nga qyteti. “Ndotja e ambientit afër shtëpive tona me këso lloj mbeturinash, është e patolerueshme”, thotë Hasani. Ai nuk e ka të qartë pse i është dashur dikujt t`i kalojë gjithë ata kontejnerë në Gjilan dhe të sjellë mbeturina mbi shtëpitë e tyre.