Zemaj: Forcat e errëta të Kosovës të koordinuara me ato të Serbisë

  • 06 July 2015 - 22:47
Zemaj: Forcat e errëta të Kosovës të koordinuara me ato të Serbisë

Betejat e Loxhës dhe e Koshares ishin tmerr për forcat serbe, e me sa duket janë tmerr edhe i forcave të errëta në Kosovë kundër luftës.

Këto forca janë të koordinuara me forcat më të errëta në Serbi. Kështu ka thënë deputeti i LDK-së, Armend Zemaj në Rrokum Roll, duke shtuar se këto forca aktivizohen sa herë janë përvjetorët e betejave të Loxhës dhe të Koshares.

Deputeti i LDK-së i ka hedhë poshtë kategorikisht pretendimet e zëdhënësit të prokurorisë serbe për krime lufte, se Tahir Zemaj ka dhënë dëshmi kundër UÇK-së.

“Tahir Zemaj nuk ka qenë asnjëherë dëshmitar i Prokurorisë së Hagës. Këtë e ka theksuar edhe deklarata e zëdhënëses së Prokurorisë së Hagës”, ka thënë Zemaj.

Zemaj i ka publikuar dy libra e aty i ka thënë sukseset, por edhe gjerat jo të mira që kanë ndodhë gjatë luftes, tha nipi i Tahir Zemajt.

Deklarata e zëdhënësit të Prokurorisë serbe nuk është e sotme, por e një viti më pare, e plasimi i saj sot është i qëllimshëm, tha Zemaj.