Nuland vjen në Kosovë për Specialen

  • 06 July 2015 - 23:38
Nuland vjen në Kosovë për Specialen

Sipas lajmeve, ndërkombëtarët do ta shtojnë këtë javë presionin për miratimin në Kuvend të Gjykatës Speciale.

Sipas burimeve se më 12 dhe 13 korrik (e diel dhe e hënë) në Kosovë për vizitë do të qëndrojë ndihmës-sekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland.

Diplomatja amerikane do të takohet me presidentet Atifete Jahjaga, kryeministrin Isa Mustafa dhe ministrin e jashtëm, Hashim Thaçi.

Vizita e saj pritet të jetë vendimtare për të bindur të pabindurit e PDK-së që t’i hapin rrugë krijimit të Speciales. Qeveria mund të provojë të premten kalimin e Speciales, por gjasat më të mëdha janë që një gjë e tillë të ndodhë pikërisht pas vizitës së Nuland, javën e ardhshme, raporton KTV. Nuland njihet si një prej diplomateve më të rrepta të administratës amerikane. Në një audio-xhirim të publikuar para do kohësh ajo ishte dëgjuar duke e sharë BE-në për shkak të situatës në Ukrainë.