Përmbaruesit e zhvatjes

  • 07 July 2015 - 07:30
Përmbaruesit e zhvatjes

SEKTORI I PËRMBARIMIT, KAMBANË ALARMI PËR PROKURORINË

Ministri i Drejtësisë pritet të japë llogari në Komisionin për legjislacion 

"Përflitet shumë për implikime të përmbaruesve privatë në anën e kreditorit për shpërblime jashtë tarifave, që janë të paraparë për përmbaruesit, me qëllim të përshpejtimit të realizimit të borxheve nga ana e kreditorëve, në veçanti të kompanive të mëdha. Është duke u përfolur dhe është pak a shumë e njohur edhe për opinionin që disa prej përmbaruesve privatë janë lëshuar në këto marrëveshje me kreditorët, edhe kanë bërë aranzhmane të tilla", ka thënë avokati Musa Dragusha

Debati për sektorin e përmbaruesve privatë ka nisur duke filluar nga të metat në procedurën e licencimit e deri tek funksionimi i tyre. Konfirmimi vjen nga njerëzit, të cilët përballen me këtë sektor e në këtë rast nga avokatit Musa Dragusha. "Përmbaruesit privatë funksionojnë dhe janë të themeluar sipas Ligjit mbi përmbaruesit privatë, kurse procedurat para tyre zhvillohen sipas Ligjit të procedurës përmbarimore. Në shumë raste kur palët bëjnë kundërshtime, në vendime, respektivisht në urdhrat e përmbaruesve privatë, atëherë me ligj është paraparë kompetenca gjyqë- sore. Në shumë raste gjykata duke vendosur mbi kundërshtimet e debitorëve në procedurat, që janë udhëhequr para përmbaruesve privatë ka gjetur shkelje të ligjit. Përflitet shumë për implikime të përmbaruesve privatë në anën e kreditorit për shpërblime jashtë tarifave, që janë të paraparë për përmbaruesit me qëllim të përshpejtimit të realizimit të borxheve nga ana e kreditorëve, në veçanti të kompanive të mëdha. Është duke u përfolur dhe është pak a shumë e njohur edhe për opinionin që disa prej përmbaruesve privatë janë lëshuar në këto marrëveshje me kreditorët edhe kanë bërë aranzhmane të tilla", ka thënë Dragusha. Sipas të njëjtit, fakti që përmbaruesit privatë, të cilët janë përzgjedhur nuk e kanë një përvojë të mëhershme të ushtrimit të funksionit publik të përmbaruesit privatë, e komprometon këtë sistem që në hapat e parë të fillimit të tij. "Unë konsideroj se së pari duhet të rishikohet infrastruktura ligjore, pastaj me siguri duhet të bëhet dhe një verifikim i procesit të emërimeve të të përmbaruesve privatë duke përfshirë këtu kriteret dhe çështje të tjera", ka shtuar më tej Dragusha... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)