Asociacioni rrezikon ta ndajë Kosovën

  • 07 July 2015 - 07:36
Asociacioni rrezikon ta ndajë Kosovën

Bisedimet e vështira në Bruksel 

Kompetencat ekzekutive, të papranueshme 

Ekspertët për çështje ligjore dhe disa deputetë vlerësojnë se me vetë paralajmërimet e kryeministrit Mustafa, po shihet qartë që shteti i Kosovës po rrëshqet drejt desovranizimit, deshtetëzimit dhe deunitarizimit të shtetit, për arsye se po krijohet edhe një pushtet i ri i mesëm, një pushtet i tretë antikushtetues, jashtë sistemit tonë juridik

Paralajmërimi i kryeministrit Isa Mustafa se takimi i radhës në Bruksel, ku temë diskutimi do të jetë edhe asociacioni i komunave me shumicë serbe, mund të sjellë zgjidhje joideale, ka nxitur reagime te forcat politike dhe njohësit e ligjit në vend. Deputetët kanë paralajmëruar edhe një kërkesë për raportim nga ana e kryeministrit rreth këtyre zhvillimeve. Deputeti Agim Aliu nga radhët e PDKsë, anëtar i Komisionit të Ligjeve, tha se nuk e beson që liderët e dy partive në koalicionin qeverisës, që kanë marrë përgjegjësi kushtetuese për të qeverisur vendin, do të lejojnë që në finale të bisedimeve për statutin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, do të rrezikojnë të bëjnë koncesione që shkojnë në dëm të shtetësisë së Kosovës, me rrezik të krijimit të një Republikë autonome serbe në kuadër të Kosovës. "Unë mendoj që askush në Republikën e Kosovës, duke filluar nga presidentja e deri te zyrtari më i thjeshtë, nuk e kanë atë të drejtë që të dalin mbi ligjin dhe mbi Kushtetutën", tha Aliu për 'Kosova Sot'... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)