Ikja vazhdon, Qeveria dështon

  • 07 July 2015 - 07:38
Ikja vazhdon, Qeveria dështon

Pasojat e shtetit të kapur 

Shpresa nuk u është kthyer qytetarëve të Kosovës

"Premtimet e kryeministrit Mustafa për ndryshim të gjendjes së tillë po rezultojnë boshe dhe invalidore, ngase ndër të tjera kapësit e shtetit janë në pushtet dhe vetë ai nuk ka as energji as kapacitet politik të nevojshëm për të bërë ndryshime pozitive në raportet shoqërore - ekonomike, politike, arsimore", tha Riza Smaka për "Kosova Sot"

Edhe përkundër faktit që ka rënë intensiteti i ikjes masive të qytetarëve të Kosovës drejt vendeve perëndimore, me atë dinamikën e fundvitit të kaluar dhe fillimit të këtij viti, eksodi i heshtur po vazhdon pa ndërprerë, nëpërmes rrjeteve të ndryshme të trafikimit më qenie njerë- zore. Nga ana tjetër, institucionet kosovare nuk i brengos fare vazhdimi i ikjes së qytetarëve në drejtim të Evropës, edhe pse disa prej tyre po kthehen. Analistët politikë dhe njohësit e rrjedhave ekonomike në vend konsiderojnë se mosinteresimi i Qeverisë për ndërprerjen e plotë të lëvizjes së qytetarëve në kanale ilegale drejt Perëndimit vjen si pasojë e dështimit të këtij koalicioni qeverisës, që edhe pas më shumë se gjashtë muajsh qeverisjeje nuk ka bërë as më të voglën përpjekje për të kthyer shpresën, për t'u hapur rrugë projekteve zhvillimore dhe krijuar mundësi të zhvillimit. Sipas prof. Riza Smakës, ekspert i sundimit të ligjit, vazhdimi i ikjes po ndodh për shkak se Kosova akoma është një shtet me brishtësi të sundimit të ligjit në të gjitha shtyllat kyçe të shtetit, prandaj mbizotëron frika dhe pasiguria te qytetarët për të ardhme më të mirë në vendin ku parapolitika dhe mafia e "legjitimuar" pengojnë zhvillimin e shtetit. "Kjo tregon se shteti ynë edhe ashtu i brishtë, me fusnotë dhe referenca të disfavorshme përkitazi me shkallën e lartë të korrupsionit, krimit të organizuar dhe korrupsionit, nepotizmit, joefikasitetit të administratës publike e Gjyqësorit, pos të tjerave është vërtet i kapur nga strukturat partiake pushtetore në të gjitha sferat deri në atë masë sa të njëjtit virtualisht i është ngulfatur frymëmarrja", tha Smaka për "Kosova Sot"... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)