Videoskandal: Edukatorja torturon fëmijët e jetimores!

  • 07 July 2015 - 08:10
Videoskandal: Edukatorja torturon fëmijët e jetimores!

Ngjarje skandaloze në përmasat e torturës dhe keqtrajtimit çnjerëzor nga ana e një edukatoreje me disa fëmijë jetimë në Shkodër.

Kjo video me pamje të rënda, ku edukatorja ulet mbi dy fëmijë të vegjël dhe ushtron gjithë peshën e trupit mbi ta u transmetua në emisionin “Ça thu” në “Agon Channel”.

Aty dallohet qartë momenti i keqtrajtimit të të vegjëlve nga kujdestaret. Teksa ajo ushtron forcën e trupit mbi fëmijët ata nisin të qajnë, por ajo sërish vazhdon t’i torturojë.

Kjo ngjarje e rëndë mendohet se ka ndodhur me fëmijët e jetimores së Shkodrës, ku njëra prej edukatoreve dhunon fëmijët, ndërsa tjetra duket se e miraton sjelljen e saj, pasi nuk reagon fare.

Tashmë pritet që të nisin verifikimet për këtë rast, por veprimi është mjaft i rëndë dhe i ngjashëm me video të ndryshme të torturave që hidhen në internet.

Kjo ngjarje nuk ka ndodhur në ndonjë shtet të huaj, po në vendin tonë dhe pre e dhunës kanë rënë ata që duhet të kenë më shumë ngrohtësi, fëmijët jetimë. Edukatorja i ka “edukuar” në këtë formë, duke i keqtrajtuar të vegjlit e pafat.