Sërish lëkundje tërmeti në veri të Shqipërisë

  • 07 July 2015 - 08:14
Sërish lëkundje tërmeti në veri të Shqipërisë

Pas lëkundjeve të pasdites së të hënës, një tjetër tërmet është regjistruar pak pas mesnate në Malin e Zi, lëkundjet e të cilit janë ndjerë edhe në veri të Shqipërisë.

Tërmeti është regjistruar në orën 01:58 minuta, me epiqendër 16 kilometra në lindje të Podgoricës, sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Europiane.

E njëjta zonë u godit nga një tërmet me magnitudë 4.1 ballë gjatë orëve të pasdites së të hënës, ndërsa lëkundjet u ndjenë edhe në Tiranë, transmeton TCH.

Nuk ka raportim për dëme materiale.