Gjendja e furnizimit me ujë të pijshëm, orari i ri brenda 3-4 dite

  • 07 July 2015 - 10:39
Gjendja e furnizimit me ujë të pijshëm, orari i ri brenda 3-4 dite

KUR "Prishtina", njofton të gjithë konsumatorët se brenda 3-4 dite do fillojë me orar të ri të furnizimit me ujë në të gjitha zonat e menaxhimit, vetëm e vetëm që shpërndarja e ujit të bëhet në mënyrë të barabartë për secilin konsumatorë.

KUR"Prishtina thotë se uji është duke u keqpërdorë në forma të ndryshme, sa që pikat e larta, që janë të ndërtuara mbi kuota të rezervuarëve qe 3 ditë  kanë mungesë  uji.

Njoftimi i KUR Prishtina

Menjëherë pas reshjeve atmosferike mbi vendin tonë, liqenet akumuluese Batllava dhe Badoci kanë shënuar ngritje të konsiderueshme, sa që shumë shpejtë arritën edhe kuotën maksimale e deri në kapërderdhje.

Kjo ndihmoi që KUR"Prishtina" sh.a. t'i furnizojë me ujë të pijshëm konsumatorët e qytetit të Prishtinës dhe 7 komunat e tjera, duke i eliminuar tërësisht reduktimet e ujit gjatë ditës.

Kemi premtuar, që këtë tempo të furnizimit me ujë të pijshëm do të tentojmë ta mbajmë deri më 1 korrik 2015, por premtimi po vazhdon ende, pasi që jemi duke punuar me kapacitete maksimale, rreth 850 l/s nga Fabrika e Albanikut-Batllavës dhe 400 l/s nga Fabrika e Badocit.

Niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është (- 1 metër) nga kuota maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit është (- 66 cm) nga kuota maksimale.

Kjo tregon dukshëm se që nga java e kaluar ka filluar një rritje enorme e kërkesave për ujë të pijshëm, dhe kemi informacione të shumta që nga vijnë nga qytetarët dhe nga ekipet e kontrollës së KUR"Prishtina" sh.a., se uji është duke u keqpërdorë në forma të ndryshme, sa që pikat e larta, që janë të ndërtuara mbi kuota të rezervuarëve qe 3 ditë  kanë mungesë  uji.

Andaj, KUR"Prishtina"sh.a. i njofton të gjithë konsumatorët se brenda 3-4 dite do fillojë me orar të ri të furnizimit me ujë në të gjitha zonat e menaxhimit, vetëm e vetëm që shpërndarja e ujit të bëhet në mënyrë të barabartë për secilin konsumatorë.

Orari i ri i furnizimit me ujë do të publikohet në medie në fund të kësaj jave.

Shfrytëzojmë rastin, që me të hyrë në sezonin e verës t'u bëjmë apel 8 Komunave, që të dalin me një urdhëresë administrative për parandalimin e keqpërdorimeve të ujit, pasi që ka abuzime të shumta, dhe që kjo të ndihmojë në ngritjen e vetëdijes së konsumatorëve, që uji duhet të shpenzohet sa më racionalisht.

Mesazh nga KUR"Prishtina"sh.a.  drejtuar opinionit publik:

Çfarë mund të bëjë secili prej nesh për të ndaluar keqpërdorimin e ujit ?

Mos lejoni të rrjedhë ujë kot nga rubineti,

Mos përdorni ujin e pijshëm për të larë veturat,

Mos përdorni ujin e pijshëm për ndërtimet e shumta në qytet,

Mos pastroni trotuaret me ujë të pijshëm,

Mos harroni të mbyllni çezmat tuaja pasi lani dhëmbët,

Mos vadisni çdo ditë lulet,

Paguani rregullisht ujin që konsumoni,

Mos lejoni ndërhyrjet pa leje në rrjetin e ujësjellësit.

(Kosova Sot)