Kosova shkatërron rreth dymijë armë

  • 07 July 2015 - 13:34
Kosova shkatërron rreth dymijë armë

Me rastin e shënimit të Ditës së shkatërrimit të armëve, të enjten priten të shkatërrohen afër dymijë copë armë të vogla dhe të lehta.

“Kosova do të shkatërrojë 1742 copë armë të vogla dhe armë të lehta me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe UNDP-së”, konfirmoi Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP)

Në këtë mënyrë, Kosova do t’i bashkohet kremtimit të Ditës së shkatërrimit të armëve të vogla, ditë kur bota paralajmëroi për rreziqet e armëve, mungesën e sigurisë dhe përdorimin e armëve të paligjshme.

Shkatërrimi i armëve do të organizohet nga Policia e Kosovës dhe do të bëhet  në "shkritoren" e Janjevës.