Hungaria miratoi “gardhin kufitar”

  • 07 July 2015 - 13:40
Hungaria miratoi “gardhin kufitar”

Parlamenti i Hungarisë ka miratuar legjislacionin e ri, për shtrëngimin e rregullave të azilit, poashtu ka miratuar planin për të ngritur ‘gardh kufitar’, në mënyrë që të pengojë emigrantët.

Me ligjin e ri të miratuar nga Parlamenti Hungarez, lejohet paraburgimi i emigrantëve në kampe të përkohshme, përshpejtim i shqyrtimit për azil, si dhe kufizimi i mundësisë për ankesa.

Ky veprim është kritikuar ashpër nga OKB-ja dhe zyra e të drejtave të njeriu.

Legjislacioni i ri u miratua të hënën, me mbështjetjen e partisë qeverisëse  Fidesz dhe partisë ekstremit të djathtë Jobbik.

“Hungaria është duke u përballur me një rritje të dukshme të emigracionit. Rritje e cila nuk mbahet në mend në histori, dhe kapacitet e saj janë të mbingarkuara më 130%,” citohet të ketë thënë Ministri i Brendshëm, Sandor Pinter, para votimit, raporton AFP, transmeton gazetablic.

Në vitin 2015, Hungaria ka pasur një rritje të madhe të numrit të emigrantëve dhe azilkërkuesve. Qeveria ka deklaruar se 54,000 emigrantë kanë hyrë në Hungari vetëm në vitin 2015, ndërsa në vitin 2014, numri i emigrantëve ishte vetëm 43.000.