Kodra: Mjacaj e vrau 13 vjeçarin për kanabis, jo për varësen (Video)

  • 07 July 2015 - 14:12
Kodra: Mjacaj e vrau 13 vjeçarin për kanabis, jo për varësen (Video)

Vrasja e 13-vjeçarit Agim Leraj në vitin 2010, krim për të cilin u dënuan dy vëllezërit Edmond e Besnik Kodra dhe 20-vjeçari Sokol Mjacaj, nuk është bërë për një varëse floriri por për parcelat me kanabis që viktima dhe Sokol Mjacaj kishin mbjellë.

Pista e re hidhet në diskutim nga Marash Kodra babai i Edmond dhe Besnik Kodrës të të dënuarit për vrasjen e 13-vjeçarit Agim Lera. Ai ka marrë shkas nga arrestimi i Sokol Mjacajt për vrasjen e dy turistëve çek ka vendosur t’i rikthehet edhe njëherë historisë së vrasjes së 13-vjeçari.

Kodra: Faktet janë se ky ka qenë në shkollë me këtë, ka mbjellë drogën me këtë e ka kërkuar që t’i japi lekët
Gazetari: Me ke e ka mbjellë drogën?

Kodra: Me këtë viktimën që ka vdekur, ky ja ka vjedhur viktimës drogën Sokoli dhe i ka thënë t’i jap lekët e ka marrë në telefon dhe e ka nxjerrë në vendin e ngjarjes e ka mbytur dhe e ka lënë atje. As nuk eshtë punë gjëje në qafë, zinxhiri por është droga që e kanë punuar bashkë, ky e ka vjedhur dhe si ka dhënë lekët akuza e tij është

Gazetari: Kush nuk i ka dhënë lekët

Kodra: Sokoli atij. 
Kodra pohon se vrasësi e i Agim Lerës është shoku i tij Sokol Mjacaj dhe se djemtë e tij janë të pafajshëm në këtë histori.
 
Kodra: Fëmijët e mi nuk kanë qenë kam pasur 30 dëshmitarë që nuk më kanë dalë kundra asnjëri te ura e re

Gazetari: Po pse janë dënuar ka pasur prova policia, drejtësia?

Kodra: Asnjë provë nuk kanë pasur policia e hetuesia nuk kanë për fëmijët e mi, janë dënuar me letra të bardha me qëllim mos me humb gjyqtari ai prokurori Laloshi dhe kryetari i seancës mos me humb të drejtën e vet
Marashi kërkon shqyrtim të vendimit për dënimin e djemve të tij për këtë krim. Besnik Kodra për këtë ngjarje u dënua me burgim të përjetshëm, vëllai i tij Edmoni me 11 vite burg, ndërsa Sokoli u dënua me 10 vite të cilat iu zbritën në 4.