Kuvendi mban seancë të enjten, ja rendi i ditës

  • 07 July 2015 - 14:26
Kuvendi mban seancë të enjten, ja rendi i ditës

Kuvendi  i Kosovës do të mbajë  seancë plenare më 9 korrik. Kështu vendosi Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Kadri Veseli, e ku merrnin pjesë anëtarët e Kryesisë dhe shefat e grupeve parlamentare. Pas pikave të rëndomta të rëndit të ditës, koha për deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare, në rendin e ditës së seancës do të jenë: shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-001 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2015, shqyrtimi i parë i Projektligjit për faljen e borxheve publike, shqyrtimi i Raportit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2014,shqyrtimi i Raportit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2014,zgjedhja e Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës,votimi i Rekomandimit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut,Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me peticionin  e qytetarëve  të Rahovecit për ndriçimin  e fatit të Ukshin Hotit,votimi i Rekomandimeve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut,Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me peticionin kundër shtrenjtimit të çmimit të  energjisë elektrike, votimi për emërimin  e anëtarit në Këshillin Drejtues  të Institutit Gjyqësor  të Kosovës dhe votimi i Raportit vjetor për gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës për vitin 2014.

Katër pikat e fundit të rendit të ditës janë bartur nga seancat e kaluara.

Image

 

(Kosova Sot)