Flaka kaplon një veturë "Audi" në Shkup (Foto)

  • 07 July 2015 - 17:19
Flaka kaplon një veturë

Sot pasditen në qendër të Shkupit një veturë është përfshirë nga flaka duke u djegur tërësisht, raporton “lajmpress.com”. Sipas fotografive të publikuara në internet nga gazetari Adnan Idriz, vetura duket të ketë qenë e llojit “Audi” sportive, kurse nga zjarri pjesërisht ka pësuar edhe një veturë “Chevrolet Spark”. Zjarrin e ka neutralizuar ekip i zjarrfikësve që ka dalë në teren, kurse ende nuk dihen rrethanat se si është djegur vetura.