Lavrov: Heqja e embargos së armëve ndaj Iranit problem i madh

  • 07 July 2015 - 20:17
Lavrov: Heqja e embargos së armëve ndaj Iranit problem i madh

Një prej problemeve të mëdha që mbeten për t’u zgjidhur mes Teheranit dhe fuqive të mëdha është çështja e embargos mbi armët vendosur Iranit nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së në vitin 2010, theksoi shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov cituar nga agjencia e lajmeve ”Interfax”. 

”Palët janë dakord për të shprehur se pjesa më e madhe e sanksioneve duhet të hiqen, por ai që mbetet një problem i madh përsa i përket sanksioneve, është ai i embargos së armëve”, deklaroi Lavrov, cituar këtë herë nga agjencia e lajmeve, Ria Novosti.