Arrestohet i shumëkërkuari nga Lazarati

  • 07 July 2015 - 21:35
Arrestohet i shumëkërkuari nga Lazarati

Policia e Sarandës arrestoi një 28-vjeçar, banor i Lazaratit i dënuar nga drejtësia me 22 vite burgim për “rrëmbim në bashkëpunim dhe ushtrim të torturës”.

I arrestuari është shtetasi Alfons Buzheri. Ai u prangos në orët e pasdites së të martës pas një operacioni të koordinuar mes Forcës së Posaçme të Drejtorisë së Policisë së Shtetit me Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës dhe Komisariatin e Sarandës, transmeton tch.

Buzheri ishte në listën e personave të kërkuar pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, ndërkohë që ndaj tij rëndon edhe akuza e “vrasjes së punonjësit të policisë e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim”, për të cilën Gjykata e Gjirokastrës kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ndaj Buzherit u bë ekzekutimi i vendimeve penale  për t’ju vënë në dispozicion të drejtësisë.