Britanikja, pas zgjimit nga gjumi, flet me theks kinez (Video)

  • 07 July 2015 - 21:51
Britanikja, pas zgjimit nga gjumi, flet me theks kinez (Video)

Një grua britanike, e cila është zgjuar nga gjumi me theks kinez, është shkatërruar pasi që e ka kuptuar që efekti anësor është permanent. Sarah Colwill, është vetëm njëra nga njëzet njerëzit, për të cilët dihet që kanë pësuar nga Sindroma e Theksit të Huaj. Stafi mjekësor kanë thënë që i kanë provuar të gjitha metodat e mundshme dhe, përkundër faktit që Sarah kurrë në jetën e saj nuk ka qenë në Kinë, ajo duhet ta pranojë theksin e saj të ri, atë të Lindjes së Largët, që nuk do të largohet.

Dëmtimet e rënda në tru

Sarah, dyzetvjeçare, ka thënë që jeta e saj është shndërruar në një ferr të vërtetë, pasi që, për shkak të gjendjes së saj të çuditshme, ajo e ka humbur punën, shtëpinë dhe jetën e saj të dikurshme. Ekspertët thonë që kjo gjendje vjen si pasojë e shkurtimit të zanorëve që e imitojnë një theks të caktuar, përkundër faktit që pacienti ka pasur ekspozim të limituar ndaj vendit ku ai aksent është i zakonshëm. Ky çrregullim për herë të parë ishte identifikuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur një grua norvegjeze ishte qëlluar me shrapnel gjatë një breshërie plumbash. Ajo kishte pësuar dëmtime të rënda në tru, dëmtime këto që ia kishin zhvilluar aksentin e fuqishëm gjerman, aksent ky që kishte bërë që anëtarët e komunitetit të saj ta mbanin të izoluar.

Trajtimet e ndryshme nuk kanë arritur të ndryshojnë ndonjë gjë

Sarah, që jeton në Devon të Anglisë, ka thënë: “Neurologu më ka thënë që unë do të jem gjithmonë në një gjendje të tillë. Ata kanë provuar trajtime të ndryshme, kanë provuar gjithçka, mirëpo nuk kanë arritur të ndryshojnë ndonjë gjë. Sa herë mendoj se sa shumë më ka ndryshuar jeta, ndjehem e shkatërruar. E, kur më kanë thënë që unë do të vazhdoj të jem kështu gjatë gjithë jetës, më është thyer zemra. Ka qenë një bombë për mua. Përbrenda vazhdoj të jem personi i njëjtë që kam qenë dikur. Natyrisht, njerëzit të cilët nuk më kanë njohur tani e kanë njoftuar një person krejtësisht tjetër, mirëpo unë vazhdoj të jem Sarah nga Plajmuthi i Devonit. Më është dashur një kohë relativisht e gjatë për të ardhur në vete, mirëpo tani jam pajtuar me të dhe mendoj ta vazhdoj jetën. Është thjesht aksent. Nuk mund ta ndryshojë zërin dhe theksin tim. Thjesht nuk mundem. Andaj, nuk kam çka të bëj tjetër pos të pajtohem me realitetin e ri”. 

(Kosova Sot)