Konjufca: Komisioni tjetërsoi peticionin e 35 mijë kosovarëve për rrymën!

  • 07 July 2015 - 22:18
Konjufca: Komisioni tjetërsoi peticionin e 35 mijë kosovarëve për rrymën!

Glauk Konjufca, kryetar i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka folur për peticionin e rreth 35 mijë qytetarëve për uljen e çmimit të rrymës nga ana e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, e cila u rrit me rreth 5 për qind.

“Kjo zyrë ka qenë në anën e privatizuesit, e jo në anën e qytetarëve”, ka thënë Konjufca.

Kryetari i Grupit Parlamentar të VV-së, përgjegjës për ndryshimin e kërkesave të peticionit e ka bërë Komisionin përkatës parlamentar, /rrokum/

“Rekomandimet që ky komision na ka sjellë, nuk kanë lidhje me kërkesat e peticionit”, ka thënë Konjufca.