Aksident, një vajzë 17 vjeçare humbë jetën

  • 07 July 2015 - 23:07
Aksident, një vajzë 17 vjeçare humbë jetën

Një vajzë 17 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes pasi një veturë me shpejtësi të madhe është përplasur në të. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kapishtec të Shkupit në afërsi të Q.T Zebra.

Dëshmitarët e rastit thonë se vetura ka humbur kontrollin dhe ka përplasur vajzën e cila ka qëndruar në vendkalim për këmbësorë, më pas vetura ka mbaruar në dyqanet në afërsi.

Shoferi i veturës është dërguar në spital. Policia është ende në vendin e ngjarjes duke inspektuar rrethanat e fatkeqësisë. /tetovasot/

Image