Kriza greke, Renci: Do mblidhemi sërish të dielën

  • 07 July 2015 - 23:11
Kriza greke, Renci: Do mblidhemi sërish të dielën

Eurozona i ka dhënë kohë Greqisë deri ditën e diel që të prezantojë një propozim për të rënë dakord me kreditorët.

Ishte kryeministri i Italisë, Matteo Renci ai që bëri të ditur lajmin se: “Të dielën do të zhvillohet një takim tjetër për Greqinë. Shpresoj të arrijmë në një marrëveshje”.

Ndërsa kancelarja gjermane, Angela Merkel është shprehur: “Hapësirat për manovrim janë ngushtuar. Nuk presim një marrëveshje por bazat”.

Gjithashtu, Merkel ka shtuar se nesër Greqia do të dorëzojë një kërkesë për hua dhe një listë me propozime. “Ne e respektojmë rezultatin e referendumit, por Greqia ka shumë përgjegjësi”, tha kancelarja gjermane.