Shtohet presioni për Specialen

  • 08 July 2015 - 07:39
Shtohet presioni për Specialen

Kuvendi ende nuk cakton datë të re për Gjykatën 

Kryesia pret riprocedimin e amendamenteve nga Qeveria kosovare

Ma merr mendja që tash prej momentit kur nuk është votuar Specialja nga disa deputetë të mazhorancës, ka filluar një presion ndoshta më i shtuar i qarqeve të ndryshme, edhe brendapartiake, por edhe ndërkombëtare, për t'i bindur këta deputetë që disa votuan kundër, disa abstenuan, e disa me qëllim nuk ishin në Kosovë, që t'i mbledhin dhe t'i bëjnë votat për votimin e Gjykatës Speciale", tha kryetari i grupit parlamentar të lëvizjes 'Vetëvendosje', Glauk Konjufca

Glauk Konjufca Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, pas mbledhjes së djeshme të Kryesisë, në të cilën është përcaktuar rendi i punës për seancën e radhës, tha se edhe këtë javë nuk pritet të jenë në rend dite amendamentet kushtetuese që hapin rrugë për themelimin e Gjykatës Speciale. Ai ka sqaruar se proceduralisht duhet të rifillohet nga pika zero, ku Qeveria me procedurë të njëjtë duhet të procedojë amendamentet e refuzuara nga Kuvendi për të provuar në një seancë tjetër, e cila do të caktohet nga kryesia. Sa i përket sigurimit të votave të shumicës së deputetëve të PDK-së, edhe atyre që votuan kundër në seancën e kaluar, kryeparlamentari Veseli nuk ka dashur të flasë konkretisht. Ai u shpreh se vendimmarrja do të jetë në interes të vendit dhe të bashkëpunimit me BEnë. Kreu i Kuvendit nuk e ka përjashtuar mundësinë që seanca për votimin e sërishëm të amendamenteve kushtetuese të caktohet gjatë javës që vjen. "Nuk kemi këtë javë, të enjten nuk do të procedojmë për Gjykatën Speciale. Në momentin kur nuk procedojmë nuk do të diskutojmë. Për javën e ardhshme të shohim", tha Veseli... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)