Takim plenar për Dialogun e Procesit të Stabilizim Asociimit
Sot në Qeverinë e Kosovës, do të hapet takimi i pestë plenar për Dialogun e Procesit të Stabilizim Asociimit.
Sipas një njoftimi të Ministrisë së Integrimeve Evropiane, takimi do të bashkëkryesohet nga ministri i Integrimit Bekim Çollaku dhe drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian Jean- Eric Paquet, ndërsa është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e kryeministrit Isa Mustafa.
(Kosova Sot)