"Vajtimi " i Thaçit për ta kthyer në krye të Doganës ish-drejtorin mercenar e të inkriminuar të Blerim e Shkëlqim Devollit

  • 17 February 2017 - 14:23

Presidenti Thaçi po dëshiron që të vazhdojë ta mbajë të "kapur" Doganën e Kosovës. Në letrën që Thaçi i ka dërguar kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, ai thotë se caktimi i kompanisë britanike për të zgjedhur persona të caktuar në pozita të larta është e jashtëligjshme, “sepse bie ndesh me ligjin aktual”.

Synimet e vonuara të Thaçit, tanimë vetëm vajtuese, janë që në krye të Doganës ta kthejë Lulzim Rafunën,si majën e ish-piramidës së inkriminuar për disa vjet, mikun e Blerim e Shkëlqim Devollit ,ndërkaq që, siç dihet mirë, Rafuna njihet si njeri tepër i afërt me presidentin Thaçi, dhe si "Njëshi" në listën e  "zezë" mercenare e korruptive të të paguarve nga shoqëritë mafio- oligarkikë të vëllezërve DEVOLLI.

(Kosova Sot)