Naftëtarët zgjidhin problemin e pagave të prapambetura

  • 17 February 2017 - 20:32
Naftëtarët zgjidhin problemin e pagave të prapambetura

Pas protestave të njëpasnjëshme për pagat e prapambetura, punonjësit punëtorët e Uzinës së Përpunimit të Naftës në Fier kanë mundur të gjejnë zgjidhje për problemin e tyre.

Negociatat me përfaqësuesit e firmës IRTC që ushtron aktvitetin KPTHN Ballsh rezultuan pozitive. Mësohet se brenda ditës së sotme kaluan dy paga të prapambetura, ndërsa paga e tretë do xhirohet në mars. Po kështu naftëtarët kanë nënshkruar kontratat e reja te punes me firmën, raporton Ora news. Sakaq po negociohet per sigurimet shoqerore qe mund te realizohen nga shitja e filialit FIETEK në Vlorë.

Problem mbetet vazhdimesia e punes qe varet nga furnizimi me nafte bruto. “Shteti siç ka premtuar te ndermjetesoje furnizimin me nafte bruto të UPN Fier qe del ne vendburimet shqiptare” apelojnë naftëtarët.

(Kosova Sot)