Të shtëna me armë, mbyllet spitali në Houston

  • 21 February 2017 - 22:36
Të shtëna me armë, mbyllet spitali në Houston

Policia në Houston është stacionuar jashtë spitalit Ben Taub këtë mbrëmje pas raporteve se janë dëgjuar të shtëna me armë brenda ndërtesës.

Punëtorët dhe pacientët janë evakuuar nga spitali dhe skena ende është nën vëzhgimin e policisë.

Nuk dihet nëse ka të lënduar.

(Kosova Sot)