"Çmimi i kanabisit në Shqipëri ka rënë me 5-fish"

  • 21 February 2017 - 23:26

Sekretari për biznesin në Partinë Demokratike, Besard Kadia thotë  se çmimi i kanabisit ka pësuar rënie drastike në tregun informal shqiptar dhe paratë e saj kanë sjellë deformimin e ekonomisë.

Kadia: Në qoftë se në Shqipëri do të ishim në kushtet kur kanabisi nuk do të ishte lajm. 8 ton u kap në Itali. Në qoftë se Shqipëria do të eksportonte 8 ton domate do bëhej lajm. E gjitha është para e cila deformon gjithë sjelljen ekonomike të vendit tonë.

Me një qeveri teknike i hiqet spina malavitës shqiptare. Për tre vjet, kanabisi është problem jashtëzakonisht i madh. Çmimi i një kg hashash para një viti ka qenë mbi 1 mijë euro, sot është nën 200 euro në tregun informal shqiptar. Oferta është jashtëzakonisht e lartë dhe kjo është shqetësuese.

(Kosova Sot)