Kapen hajdutët që u kthyen në makth të banorëve të Tiranës

  • 28 February 2017 - 08:53
Kapen hajdutët që u kthyen në makth të banorëve të Tiranës

Dy të rinj që ishin kthyer në makthin e banorëvë ne Tiranë dhe autorë të një serie vjedhjesh përfunduan në pranga.

Policia bën me dije se ka finalizuar operacionin “STAR 2” dhe ka arrestuar në flagrancë Ylli Shkalla, 19 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje dhe Ylli Driza, 23 vjeç, banues në Tiranë i dënuar më parë për vjedhje.

Këta shtetas, më datë 27.02.2017, janë kapur në flagrancë, duke tentuar të vjedhin banesën e shtetasit N. M., në rrugën “Egnatia”.

Nga hetimet e kryera është arritur ti dokumentohet me prova ligjore, se këta dy shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, janë autorë të dyshuar të disa vjedhjeve të ndodhura në Tiranë.

Lista e vjedhjeve 

1- Më datë 06.12.2016, në rrugën “Nikoll Ivanaj”, kanë vjedhur banesën e shtetases M. A., ku kanë marrë një televizor të markës “Samsung”, një kamer dhe një DVD-player.

2- Më datë 09.12.2016, në rrugën “Migjeni”, kanë vjedhur banesën e shtetasit S. D., ku kanë marrë një televizor të markës “Sony”, dhe dy shishe pije alkolike.

3- Më datë 12.12.2016, në rrugën “Bektash Kozeli”, kanë vjedhur banesën e shtetasit E. SH., ku kanë marrë 1500 euro, 6000 lekë, e një laptop të markës “Samsung”.

4- Më datë 24.12.2016, në rrugën “Jordan Misja”, kanë vjedhur banesën e shtetasit I. H., ku kanë marrë disa bizhuteri të ndryshme.

5- Më datë 31.01.2017, në rrugën “Halil Malaj”, kanë tentuar të vjedhin, banesën e shtetasit R. B., 57 vjeç.

6- Më datë 04.02.2017, në rrugën “Nikoll Ivanaj”, kanë vjedhur me thyerje banesën në përdorim të shtetasit E. K., ku kanë marrë një televizor të markës “Samsung”, një aparat fotografik të markës “Samsung” dhe një varse.

7- Më datë 06.02.2017, në rrugën “Jordan Misja”, kanë vjedhur banesën e shtetasit A. SH., ku kanë marrë 20.000 lekë.

8- Më datë 26.02.2017, në rrugën “Nikolla Jorga”, kanë vjedhur banesën e shtetasit E. G., ku kanë marrë një televizor të markës “Samsung” dhe një lap-top.

Vijon Operacioni “Star 2”, për dokumentimin e disa vjedhjeve të tjera, ku autorë të dyshuar janë shtetasit e arrestuar nga Policia, si dhe po punohet për identifikimin e më pas kapjen e bashkëpuntorëve të tyre.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale të “Vjedhja në bashkëpunim”, “Vjedhje e mbetur në tentative në bashkëpunim”, parashikuar nga Nenet 134-25 dhe 134-22-25 të Kodit Penal.

(Kosova Sot)